Shpopullimi/ I shpallur fshat turistik, Cahani i Hasit s’ka rrugë as drita! Dikur me 3 mijë banorë sot kanë mbetur 4 famije

Rruga që të shpie në Cahan të Bashkisë Has është tejet e amortizuar dhe mund të aksesohet vetëm me fuoristradë. Edhe pse me resurse natyore, shpallur si një ndër “100 fshatrat turistikë” të Shqipërisë prej vitesh Cahani nuk ka njohur asnjë investim. Nga rreth 3 mijë banorë që kishte deri në vitet ’90, tashmë kanë mbetur 4 familje. Banorët e mbetur në këtë lagje fshat thonë se një nga arsyet e largimit janë rruga e paasfaltuar që nis në dalje të qytetit të Krumës.

Edhe pse totalisht i braktisur banorët thonë se këtu kalojnë shumë turistë, të apasionuar pas natyrës.

Kryebashkiaku i Hasit thotë se për kthimin e besimit të banorëve Qeveria duhet të nisë sa më shpejt zbatimin e marrëveshjes me Kosovën për asfaltimin e rrugëve ndërkufitare.

Një vit më parë, eshtë nënshkruar marrëveshja ndërmjet zëvendësministri të Kosovës Hysen Durmishi dhe Drejtorit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli për ndërtimin e të gjitha rrugëve rurale ndërkufitare Shqipëri-Kosovë.

R.D/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës