I shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohet 47-vjeçari nga Shkodra

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohet 47-vjeçari nga Shkodra

Foto ilustruese

Arrestohet 47-vjeçari Abdyl Çanga i cili është shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar pasi është dënuar për posedim të lëndëve narkotike.

Gjykata e Apelit Shkodër ka njohur vendimin penal të Gjykatës së Qarkut Kiskunhalasa, Hungari, e cila e ka dënuar këtë 47-vjeçarin me 3 vite e 10 muaj burg për veprën penale “Posedim i lëndëve narkotike” parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Hungarisë.

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar. Vihet në pranga 47-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar për posedim të lëndëve narkotike. Nga strukturat e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Shkodër, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave të shpallur në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:  Abdyl Çanga, 47 vjeç, banues në lagjen “Manush Alimani”, Shkodër.  

Për këtë shtetas, Gjykata e Apelit Shkodër ka njohur vendimin penal të Gjykatës së Qarkut Kiskunhalasa, Hungari, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 3 vite e 10 muaj burg për veprën penale “Posedim i lëndëve narkotike” parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Hungarisë”, thotë policia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale