Është arrestuar në Lazarat të Gjirokastrës një 30-vjeçar i quajtur Alban Basha për të cilin gjykata e Sarandës ka vendosur më herët masën 'arrest me burg', për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike", e kryer në bashkëpunim.
Në momentin e arrestimit, në shtëpinë e tij, policia ka gjetur edhe 10 rrënjë kanabis sativa, të cilën autori dyshohet se e kishte mbjellë për përdorim vetjak.
Materialet proceduriale në ngarkim të Alban Bashën i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
Komento