Një 27-vjeçar i identifikuar si Rigers Mahmuti është arrestuar nga Policia në Tiranë. Ai ishte shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje" kryer në bashkëpunim.

Forcat blu, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Three", dhe vunë në pranga të riun.

Mahmuti ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje", kryer në bashkëpunim.