LEZHË- Në një kohë kur puna për kapjen e personave në kërkim, policia e Lezhës ka arrestuar 1 persona për ta vënë atë përpara përgjegjësisë.
Policia, ndaloi të riun E.D 29 vjeç teksa po udhëtonte me automjetin e tij “Volkswagen" dhe e arrestoi menjëherë, pasi ishte i shpallur në kërkim.
Më datë 06.07.2021, në fshatin Vorrozen, Kavajë shtetasi E.D., në bashkëpunim me shtetasin D.B., i arrestuar më parë, dyshohet të kenë vjedhur mjetin shtetasit S.B., banues në Kavajë.
Veprimet e mëtejshme për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës do të kryhen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë.