KORÇË- Një 23-vjeçar me iniciale M.R., nga fshati Pulahë ka rënë në pranga pasi ishte i shpallur në kërkim, për shkak se Gjykata i ka caktuar atij masën e sigurisë 'Arrest me burg', sepse dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur 13-vjeçare.
'Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë ndalimin e shtetasit në kërkim M. R., 23 vjeç, banues në fshatin Pulahë, Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 28.07.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, vepër të cilën ky shtetas dyshohet se e ka konsumuar me një 13-vjeçare.', njofton Policia.