I shpallur non grata nga Britania e Madhe, Berisha: U morën si prova edhe deklaratat e Lulzim Bashës kundër meje

 

Sali Berisha tha sot në një deklaratë për mediat se edhe sulmet e Lulzim Bashës kundër tij janë marrë si prova nga Home Officce, për ta shpallur ‘non grata’.

'E treta, lidhja ime me bandat e Elbasanit. Burimi, Lulzim Basha. Edhe në këtë rast, ambasadori King-Smith ka përcjellë një shpifje të ish-kryetarit të PD. Ai në nëntor 2022 deklaroi se Berisha po mbledh firmat për mbledhjen e Kuvendit KOmbëtar me ndihmën e Suel Çelës. Unë iu përgjigja, por korrupsioni të bën të vuash nga humbja e memories.
Berisha ka denoncuar bandat e Elbasanit dhe të çdo qyteti me emra dhe lidhjet e tyre zyrtare, miq të ambasadorit, më shumë se të gjithë politikanët shqiptarë së bashku.
Ambasadori britanik mjafton të kishte hapur dosjet e qeverisë së tij dhe do të kuptonte se çfarë marrëzie ka shkruar. Do të duhej të lexonte dosjen e bashkëpunimit të ngushtë mes agjencive ligjzbatuese të dy vendeve gjatë qeverisjes së PD, një bashkëpunim i vlerësuar lart.'- tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Berisha publikon versionin e tij për raportin e 'Home Office': Mbron të bijën nga akuzat si seksere biznesmenësh! Sulmon Sorosin, Lulzim Bashën dhe gazetarin Carlo Bollino


M.Q./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut