Për analistin Ilir Yzeiri, vizita e Sali Berishës në Shtetet e Bashkuara nuk ndryshon asgjë në raport me të ardhmen politike të Partisë Demokratike. I ftuar në emisionin "Sot Live në Shqipëri" në Report TV, ai u shpreh se dizenjimi i tij non-grata nuk hiqet por edhe nëse do të ndodhte diccka e tillë nuk do ta sillte kurrë në pushtet. 

"Trump po sjell Putinin te G20-a, jo më të mos marrë një vizë Berisha pasi pagoi 6 milionë dollarë. Për mua ai njeri nuk ekziston më. Është fatkeqësi e madhe që jemi pa opozitë. PD me Sali Berishën është e mbaruar dhe nuk vjen kurrë në pushtet. Kjo vizitë e ndihmon atë personalisht, por edhe ndjekësit fanatikë që ushqehen me përralla. Edhe nëse i hiqet 'non grata', ai nuk i fiton zgjedhjet sepse është histori e mbyllur", tha Yzeiri.

Analisti ngriti edhe pikëpyetje për 6 milionë dollarët e shpenzuar për lobim në SHBA duke bërë thirrje që SPAK të veprojë.

"Me këto 6 milionë dollarët çfarë u bë? Pse nuk heton SPAK? Meta po mbahet në burg për një lobim të paligjshëm. Berisha e ka deklaruar vetë dhe asnjë ferrë nuk i hyn në këmbë. As hetimi nuk nis për këtë rast. Olsi Dadot, Altin Dumanët dhe Klodian Brahot janë fiksuar me qeverinë, me Ilir Beqajn dhe Erion Veliajn", u shpreh Yzeiri.


Lajmi kryesor:

Debati për pagat e magjistratëve, Yzeiri në Report TV: Kemi një kastë më të korruptuar se ajo para reformës në drejtësi! Mazhoranca të ulet me opozitën për të dalë nga kaosi (VIDEO)