VIDEO/ Policia e shtrin përtokë, momenti kur arrestohet në Fushë-Krujë Elmir Tufa, në kërkim për vrasjen e Shkëlzen Kastratit

Ky është momenti kur arrestohet  Elmir Tufa i akuzuari për vrasjen e Shkëlzen Kastratit në vitin 2021, ditën e sotme nga forcat e Policisë Operacionale në Fushë-Krujë. Në videon e policisë Kastrati shihet i shtrirë përtokë kur i vendosen prangat.

Njoftimi i policisë

Falë inteligjencës policore, Komisariati i Policisë Krujë në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, lokalizojnë, kapin dhe vënë në pranga një shtetas të shumëkërkuar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

I shpallur në kërkim për vrasje, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me ato të Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimin, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shumëkërkuar nga Policia, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Lokalizimi".     

Si rezultat i këtij operacioni, në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë, ditën e sotme, është lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi E. T., 31 vjeç, banues në Tiranë. 
 
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Vrasje me paramendim", pasi ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. K.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Në kërkim për vrasjen e biznesmenit Shkëlzen Kastrati, arrestohet në Fushë-Krujë Elmir Tufa! Balla: Ka ende ngjarje të pazbardhura


B.K/S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Protestat te bashkia, sulmet e Metës dhe 'lëvizja' e papritur ndaj SPAK, Erion Veliaj sonte në 19.00 në Report Tv

Protestat te bashkia, sulmet e Metës dhe 'lëvizja' e papritur ndaj SPAK, Erion Veliaj sonte në 19.00 në Report Tv