TIRANË- Komisioni i vlerësimit të kandidatëve për deputet të PD skulifikon emra të njohur me kontribute në selinë blu si Tritan Shehu Ervin Salianji por dhe Endri Hasa e Luan Baçi.  

Vendimin përfundimtar nëse këta kandidatë do të jenë në listat e PD për zgjedhjet e 25 prillit do ta japë kryesia dhe Lulzim Basha.

1.    Andon Frrokaj
2.    Arben Kashahu
3.    Endri Hasa
4.    Ervin Salianji
5.    Fatbardha Kadiu
6.    Izmira Ulqinaku
7.    Lindita Metaliaj
8.    Lorenc Luka
9.    Luan Baci
10.  Nadire Meçorapaj
11.  Romeo Gurakuqi
12.  Tritan Shehu
13.  Xhemal gjunkshi

Ndërkohë, Komisioni ka publikuar dhe listën e kandidatëve deputet që kanë kaluar këtë fazë dhe sërish ata do të vlerësohen më pas nga kryesia.

1.    Agron Shehaj
2.    Albana Vokshi
3.    Aldo Bumçi
4.    Alfred Rushaj
5.    Arben Ristani
6.    Bardh Spahia
7.    Belind Këlliçi
8.    Çlirim Gjata
9.    Dhurata Çupi
10. Enkelejd Alibeaj
11. Enno Bozdo
12. Ervin Minarolli
13. Fatbardh Kadilli
14. Flamur Noka
15. Florjon Mima
16. Genc Pollo
17. Gent Strazimiri
18. Grida Duma
19. Isuf Çela
20. Ina Zhupa
21. Ivi Kaso
22. Jorida tabaku
23. Kreshnik Çollaku
24. Luçiano Boçi
25. Oerd Bylykbashi
26. Orjola Pampuri
27. Tomorr Alizoti

Ndërkohë për këtë ka reaguar Tritan Shehu i cili polemizon vendimin e komisionit në PD që kualifikon kandidatët për deputet. Ai thotë se vendimin për të kandiduar e ka kryetari e Kryesia e Këshillit ndërsa vlerësimi i vërtetë për të ishte votimi i anëtarësisë Gjirokastrës.

"Në përgjigje të disa pyetjeve që po më vine në lidhje me hamendësi mediatike për një mendim negativ ndaj meje të një "komisioni", po rendis disa rreshta.Së pari realisht nuk dua të komentoj mendimet që mund të kenë për mua individë të ndryshëm, qoftë dhe pjese e ndonjë "komisioni", kjo do të më dukej e tepërt, jo e nevojshme dhe vlerësuese.

Pa pasur ndonjë rendësi thelbësore të qenit apo jo deputet për veprimtarinë time politike, të cilën e kam realizuar që me 1990 si një nga nismëtaret e PD, si kryetar i saj, ministër, deputet, apo pa pasur asnjë nga këto ofiqe kudo ku kam qenë apo ku jam, dua të nënvizoj se:

1-Vendimin për të kandiduar për deputet mbas votimit të antarësise së PD e kanë tagër vetëm institucionet statuore të saj, Kryetari, Kryesia e Keshilli Kombetar, askush tjetër.
2-Ndërsa vlerësimi i vërtetë për mua ishte ai votim, që bëri së fundmi antarësia e PD së Gjirokastrës, e cila ashtu sic më ka mbështetur në këto vite më mbështeti përsëri me votën e saj të qartë. Ky vlerësim është thelbësor jo vetëm për mua, por dhe për PD, vecanërisht kur vjen nga ata njerëz të tillë të mencur, që ashtu siç dinë të të "hapin deren", dinë edhe të ta "mbyllin atë", siç edhe ka ndodhur"
, shkruan Shehu.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:39
U përjashtua nga Komisioni/ Salianji: Isha më i vlerësuari i anëtarësisë dhe mora rezultatin më të mirë në zgjedhjet e kaluara! S'jam konsumuar në pushtet

1552053307_salianjibabale.jpg

Pas përjashtimit nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, vjen reagimi i ish- deputetit, Ervin Salianji. Ai vë theksin se nuk është konsumuar në pushtet duke risjellë në vëmendje që në zgjedhjet e kaluara ka marrë vlerësimin më të madh nga anëtarësia si edhe rezultatin më të lartë që PD ka marrë në qarkun ku ka kandiduar.

"Beteja e gjatë opozitare më ka shërbyer të kuptoj se cili person dua të jem në politikë. Unë nuk kam përfituar dhe as jam konsumuar në pushtet. Kam sakrifikuar e investuar fort në betejën opozitare . Falë kësaj beteje mbështetja masive e demokratëve nuk më ka munguar në asnjë hap të rrugëtimit politik. Në zgjedhjet e fundit me mirënjohje pohoj se isha më i vleresuari nga anëtarësia e Partisë Demokratike. Po aq me mirënjohje përmend rezultatin më të mirë që ka marrë PD në zgjedhjet e fundit parlamentare në qarkun ku garova falë mbeshtetjes tuaj dhe të qytetar Për këtë dhe vetëmbesimi dhe forca mbështetet tek ju, si vlerësuesit më të rëndësishēm e legjitim. Për këtë misioni im është një dhe i vetëm, demokratët të jenë fitues", shkruan Salianji.