Përjashtimi i Salianjit, Hasës e mbi 10 ish deputetëve të tjerë nga gara brenda PD, Papa tregon kriteret ku u bazua Komisioni: Kryesisë i dërguam listë fituese!

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi vetëm disa ditë më parë se cdo fazë në të cilën do të kalonte përzgjedhja e kandidatëve në Partinë Demokratike do të ishte transparente, por ndonëse ka kaluar 24 orë nga përfundimi i punës së Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, dhe 326 emra i kanë mbërritur Kryesisë, selia blu vazhdon të heshtë. Në përfundimin e fazës së tretë të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë, të vetmit që komentojnë procesin janë anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, edhe ata pa përmendur emrat që zgjodhën ti eleminojnë nga gara brenda PD. 

Zhurmë prodhoi skualifikimi i rreth 15 ish deputetëve të PD të legjislaturës së fundit, mes te cileve Ervin Salianji e Endri Hasa, por Report Tv mësoi që një ditë më parë se u përjashtuan edhe Nada Meçorapaj, ish deputetja e Vlorës, Romeo Gurakuqi i cili në 2017 ishte i pari në Shkodër, Lindita Metaliaj që u zgjodh deputete në Lezhë në 2017, apo Fatbardha Kadiu në Durrës.
Një prej 5 vendimmarrësve të Komisionit, Enriketa Papa preferon të mos flasë me emra per te përjashtuarit por tregon kriteret që emrat e skualifikuar nuk arritën t’i plotësonin.  "Ajo që kemi patur parasysh ka qenë maksimalizimi i votës që mbart në vetvete shumë kritere, eksperienca me strukturat, puna në terren, angazhimi për përfaqësim të mirë në fushatën elektorale, individualizmi, janë një kompleks faktorësh që na bënë të nxjerrim listën me 326 persona”, sqaroi Papa për Report Tv. 

Përjashtimi nga gara i emrave të konsideruar shumë pranë lidershipit të PD, për Papën është tregues i qartë se qëllimi për të cilin u iniciua ky proces, u arrit. 
 “Vendimi i djeshëm suprizë i komisionit është një tregues i të bërit fakt i asaj që u premtua. Decenralizimi i procesit. U bë fakt ajo që premtoi Lulzim Basha që nuk do të përzgjedhë më kandidatët, por është anëtarësia ajo që vendos.”, tha Papa.

Edhe pse e vetëdijshme që vlerësimi  për 3593 emrat e  propozuar, duke i reduktuar në 326, mund të krijojë pakënaqësi brenda rradhëve të PD, Papa thotë se qëllimi final i Komisionit ishte të dërgonte në Kryesi një listë fituese. 

“Qëllimi final ka qenë një listë fituese me individë dinjitoz, me integritet të lartë profesional, politik, me të rinj siç u pa”, thotë Papa, që me përfundimin e këtij procesi, përfundoi edhe detyrën e saj në selinë blu.  Më herët, nëpërmjet votës kundër anëtarësia e Partisë Demokratike ndëshkoi ish deputetët Hekuran Hoxholli në Korçë, Klevis Balliun në Pogradec dhe Astrit Veliaj në Berat. Por anëtarësia e PD ishte e ashpër edhe me ish kryebashkiakët, duke përjashtuar tre prej tyre, Bashkim Shehun e Kukësit, Besnik Dushajn e Tropojës dhe Eduard Kaprin e Pogradecit. 

Tashmë do të jetë Kryesia e Partisë Demokratike ajo që do të ketë në dorë listën me 326 emra, ndër të cilët do të përzgjedhë 80% të listës finale., ndërsa në 20% të listës kryesia do të ketë të drejtë të përfshijë edhe emra të tjerë, për të siguruar përfaqësimin e të gjitha grupeve të interesit. Lista finale e kandidatëve për deputetë pritet të zyrtarizohet në janar.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ani: 23/10/2020 17:54

    Po kush te pyt ty moj aman

    Përgjigju
    • Kacidhe: 23/10/2020 19:36

      Kush te dhjet thuaj

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja