TIRANE- Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i ka drejtuar letër kryeplarlamentarëve të vendeve të BE-së që ishin kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ruçi thotë se vendimi i pamerituar i Këshillit të Europës nuk e ka dekurajuar Shqipërinë për të vijuar në rrugën e reformave integruese që u shërbejnë qytetarëve të Shqipërisë.

Ruçi i drejtohet homologëve të Francës, Holandës dhe Danimarkës që të vijnë në Shqipëri për të verifikuar reformat që vendi ynë ka ndërmarrë.

Pas një samiti dy ditor, liderët e Bashkimit Europian nuk arritën të marrin një vendim për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me Francën që vuri veton, teksa kundër Shqipërisë u pozicionuan edhe Holanda me Danimarkën.

Macron argumentoi qëndrimin e tij se më parë duhet reformim i brendshëm i BE-së.