/ATSH/-Makinës së deputetit të PD-së, Bedri Hoxha, i janë thyer xhamat dhe është dëmtuar në pjesë të ndryshme të saj, në orët e vona të së premtes.
Burime të policisë bënë të ditur se, makina e deputetit ka qenë e parkuar përpara një hoteli në qytetin e Burrelit, kur është goditur nga persona ende të paidentifikuar.
Dëmtimi i automjetit u zbulua në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Nga të dhënat paraprake të policisë dyshohet se akti është i qëllimshëm. Policia tha gjithashtu se po punon për zbulimin e autorëve.
Pas kësaj ngjarjeje, ka reaguar Partia Demokratike, e cila e ka konsideruar sulmin "me prapavijë politike" dhe u ka kërkuar autoriteteve ligjore ta zbardhin atë.
/Shqiptarja.com