I ulur në bordurën e një dyqani, Rama publikon foton epike nga Brukseli: Alo! Ca ka nai gjo anej?

I ulur në bordurën e një dyqani, Rama publikon foton epike nga Brukseli: Alo! Ca ka nai gjo anej?

Foto e postuar nga kryeministri Edi Rama në Instagram

Kryeministri Edi Rama pak pas përfundimit të konferencës për mediet me Komisionerin e Zgjerimit, Oliver Varhelyi dhe shefit të politikës së Jashtme të BE-së, Joseph Borrell ka publikuar një foto në rrjetin social Instagram.

Kreu i qeverisë shfaqet i ulur në një bordurë dyqani dhe duke komunikuar në telefon, ndërkohë që nuk ka zbuluar më tepër detaje në lidhje me telefonatën apo bisedën që po zhvillon.

'Alo! Ca ka nai gjo anej? *Bruksel!' - shkruan kreu i qeverisë, në foton e publikuar në mediat sociale.

Foto e postuar nga kryeministri Edi Rama

Nuk dihet nëse kreu i qeverisë më ketë foto ka ironizuar marrëveshjen e firmosur sot mes kreut të PD-së Lulzim Basha dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhin, të cilët përcaktuan piketat mbi të cilat do vijojë koalicioni mes tyre pas zgjedhjeve të 25 prillit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 02/03/2021 02:40

    NO LOITERING,Mr.Rama!

    Përgjigju
  • Altini: 02/03/2021 00:40

    Qoja I grusht fara nga une ei prefse thojash se MOs Te harroje zanatin

    Përgjigju
  • Renato Bega: 01/03/2021 19:22

    Krenaria e Shqiptarve ne gjith Globin ka vetem nje emer.Edi Rama

    Përgjigju
  • USA: 01/03/2021 19:18

    Vetem ne shtrat me gruan dhe ne WC na ka mbetur enigme si reagon Krueministri yne i karrieres.Siç ka deklaruar vete ai punoj qe ti le emrin mbrapa per Zahon e vogel.Asgje me shume.Shqiperia (Vlora)eshte prone nuk eshte qytet apo shtet.

    Përgjigju
  • Anomas: 01/03/2021 19:10

    Unik....nuk besoj se ka patur e do te kete me si ky gjigand qe na ben krenar kudo ku shkon e perfaqson me aq dinjitet SHqiperine.

    Përgjigju
    • Anomas: 01/03/2021 19:50

      Per mua eshte unik...per ate qe duan injorancen le te rrine e te kthehen pas e te pleqerojne me Sali shpellarin

    • Ramavirus: 01/03/2021 19:36

      Nuk ka kryeminister te rrij si barbon. Tamam unik.

  • Kjoeshtepyetja: 01/03/2021 19:04

    Epike apo banale?

    Përgjigju
  • Tirona: 01/03/2021 18:37

    Po i bo telefon Lulit dhe i thote hajde ulu ktu me mu se kom habere te mira per te te thon, mos ma mer Monen me vete ler te pergatisi Jalen se po afron sezoni veror.

    Përgjigju
  • nuriu: 01/03/2021 18:20

    Sa gjigand qe je o Edi....

    Përgjigju
  • Keli: 01/03/2021 18:18

    Kjo foto eshte epike dhe deshmon per etiken e ulet, karagjozllekun dhe papergjegjshmeri e qe karakterizon kreun e ekzekutivit.

    Përgjigju
    • Keli: 01/03/2021 19:56

      Nuk ka lidhje as me Lulin dhe as me shpellarin. Por me etiken ne administrate. Nese kreu i ekzekutivit, pra edhe administrates shteterore, sillet, flet dhe komunikon si barbon dhe jo si kryeminister cfare pritet nga te tjeret? Veprimet dhe sjelljet e tij perfaqesojne nivelin me te ulet te mundshem etik dhe si te tilla jane fyese per ne qytetaret qe e kemi zgjedhur. Nese Luli dhe shpellari, qe nuk e di per ke e keni fjalen, sillen po njesoj, atehere jane thjesht misherim i injorances. Me vjen keq qe ende njerzit mendojne qe nese dikush kritikon qeverine ai patjeter mbeshtet palen tjeter. Jo mor zonje apo zoteri qofshi, nese vazhdohet me kete mendesi nik i sherbehet perparimit te vendit.

    • Anomas: 01/03/2021 19:11

      Po na thuaj ti si duhet te ulet...si luli apo si ai shpellari qei ka dhembet akoma te pa rregulluara...

  • ela: 01/03/2021 18:08

    nuk eshte inferior,o qytetar o vella,seshte pronvicial hallall

    Përgjigju
    • ILIR: 01/03/2021 22:58

      Keli përgjigjen e duhur për "se si rri, vishet apo punon e morët nga përkrahja që i dhanë qeverisë së Shqipërisë Brukseli Zyrtar Të gjitha të tjerat që Ju shkruani;O janë por.hë me rigon ose DOKRRA HINI THOSHTE FISHTA I MADH

  • Qytetari: 01/03/2021 18:08

    Ju lutem mos i publikoni komentet ne menyre selektive ,te pakten ketu mos u poziciononi . Jo te gjithe do ti bejme fresk pushtetit aq me shum ne pozitat e nje media gjasme e pavarur.

    Përgjigju
  • Qytetari: 01/03/2021 18:05

    Ne pozitat e nje qytetari me duket absurde te quash epik nje moment nga me te natyrshmit per kryeministrin tone,por ajo qe me ben pershtypje me gazetaret tuaj eshte se pse duhet te perbeje lajm ky moment. Megjithate do tju sugjeroja te mos e banalizoni fare orintimin politik qe keni mare se me duket do ti hyni ne banjo ndonje dit e. .

    Përgjigju
  • Ben: 01/03/2021 17:53

    Je gjigand Edi!

    Përgjigju
  • Gjeja: 01/03/2021 16:40

    Sa bukur tingëllon Pellazgishtja në dialektin gegë e toskë!

    Përgjigju
  • Emri: 01/03/2021 16:40

    Po boll ore me keto karagjozlliqe badiava se po behesh i merzitshem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale