Pas disa refuzimeve të vazhdueshme, kryeministri Edi Rama ka ftuar sërish ditën e sotme protestuesit për dialog.
Me sofrën e gurtë të vendosur para Kryeministrisë, me disa letra me mbishkrimet ‘Dialog’ sipër saj, kryeministri vijon të këmbëngulë se bisedimet janë zgjidhja e vetme për t’i dhënë zgjidhje problemeve të qytetarëve.
Pavarësisht njoftimit për tubim kombëtar, ditën e djeshme në Tiranë kishte pjesëmarrje të ulët të protestuesve dhe sulme sporadike me gurë e molotovë ndaj policisë. Pasi larguan militantët e PD-së, protestuesit marshuan në shi nga Ministria e Arsimit drejt Kryeministrisë.
Ndërkohë pak ditë më parë kryeministri Edi Rama prezantoi paketën anti-dhunë, e cila ka si synim ashpërsimin e masave për protestuesit e dhunshëm, por edhe për të gjithë qytetarët që bëhen pjesë e protestave të dhunshme apo promovojnë dhunë, pa u bërë vetë pjesë e saj.









Komente
Komento