I vëllai i Arben Frrokut: Policia
vuri përgjues në makinën time

I vëllai i Arben Frrokut: Policia<br />vuri përgjues në makinën time
TIRANE - Mark Frroku, vëllai i Arben Frrokut të dyshuarit kryesor për vrasjen e ish Kryekomisar Dritan Lamaj denoncon uniformat blu dhe organet e rendit se po e dhunojnë në privatësinë e tij.

I ndaluar mbrëmjen e djeshme për disa orë në policinë e Tiranës Mark Frroku në dalje publike para drejtorisë së policisë së Tiranës, ka hedhur akuza se ai është shoqëruar padrejtësisht në polici dhe prej disa kohësh është vënë në përgjim.

Ai ka qenë para gazetarëve me një paisje në duar, të cilat sipas tij ishin përgjues dhe që ishin montuar në makinë nga policia për ta përgjuar atë dhe familjen e tij

Janë montuar në makinën time , në pjesën e përparme ku ndizen dritat dhe hapen dyert.Atu kanë qëndruar përreth 2 muaj”- tha Mark Frroku.

Uniformat blu jo zyrtarisht shprehen se shoqërimi ka ndodhur për kundërshtim të punjësve të policisë dhe parregullsi të dokumentacionit të automjetit tip BMË në pronësi të Frrokut, por avokati i Mark Frrokut thotë se makina kishte dokumentacion të rregullt.

Nga procesi i apelimit në gjykatat greke të vendimit për ekstradimin e Arben Frrokut nuk ka asnjë detaj. Si afat pritet që data 30 maj të vendosë se si do të veprohet me të akuzuar e drejtësisë për vrasjen e Lamajt, dhe nësë do të ekstradohet në Shqipëri. Ndërkohë që avokati i tij dhe se nuk ka asnjë provë që të implikojë Arben Frrokun në vrasjen e kryekomisarit Dritan Dajti.
mark frroku

(Foto: Mark Frroku me paisjet përgjuese që sipas tij janë vendosur nga policia)


Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë