I vdekur apo ‘party të çmendur’, ku po e ‘feston’ 40-vjetorin Ervis Martinaj

I vdekur apo ‘party të çmendur’, ku po e ‘feston’ 40-vjetorin Ervis Martinaj

Ervis Martinaj

TIRANË- Ervis Martinaj ka qenë kryefjalë e javëve të fundit, pasi në një kohë që cilësohet si “koka e krimit”, për fatin e tij askush nuk di asgjë. Mirëpo, për të sot është një ditë e rëndësishme. Sot Ervis Martinaj feston 40-vjetorin dhe kjo ditëlindje e gjen të zhdukur, ndoshta edhe të vrarë, ose mbase edhe i arratisur në një shtet tjetër duke festuar me festa të çmendura e siç ka ndodhur edhe më herët.

Ervis Martinaj është tashmë edhe një personazh që ka shtuar përplasjet mes qeverisë dhe opozitës. Këta të fundit shtrojnë pyetjen se “Ku është Ervis Martinaj”, e ndërsa kryeministri Edi Rama ka thënë se “Policia ka një version, por po kërkon për më shumë prova”.

Ervis Martinaj është një prej njerëzve më të njohur të botës së krimit në vend. Ai është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin.

B.K./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Sokol Sadushi: Drejtësi me dy standarde, në gjykatat e Tiranës gjyqet mbahen në zyrat e gjyqtarëve dhe pa audio, në rrethe në sallat gjyqësore

Sokol Sadushi: Drejtësi me dy standarde, në gjykatat e Tiranës gjyqet mbahen në zyrat e gjyqtarëve dhe pa audio, në rrethe në sallat gjyqësore