I vë flakën shtëpisë, do ia merrte
Përmbarimi, më pas vret veten

I vë flakën shtëpisë, do ia merrte<br />Përmbarimi, më pas vret veten
KAVAJE - Pasi ka qëlluar me kallashnikov  i ka vënë zjarrin banesës të cilën donte t'ia sekuestronte përmbarimi, 72 vjeçari Enver Shabjani i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë. 

Ngjarja e rëndë që ngjalli panik në qytet ndodhi sot paradite në lagjen nr 3 , kur përmbarimi me ndihmën e policisë private kishte shkuar për të ekzekutuar vendimin e gjykatës që i kthente godinën ish pronarit.
   
Enver Shabjani jetonte i vetëm dhe banesa do i kthehej ish pronarit. 

Fillimisht përmbaruesit kanë shkuar në shtëpinë e tij për t'i komunikuar urdhrin, (ky i disati herë) për tu larguar nga banesa. Në momentin kur përmbaruesit kanë qenë duke dalë, i moshuari ka filluar të qëllojë me breshëri automatiku duke vënë në rrezik dhe jetën e përmbaruesve por dhe të banorëve të lagjes. Më pas i ka vënë flakën shtëpisë duke rrezikuar djegine edhe të banesave përreth

Më pas i ka vënë zjarrin banesës. Nga zjarri u rrezikuan edhe disa shtëpi të tjera. Flakët e zjarrit kanë përfshire edhe banesa të tjera ndërsa forcat zjarrfikëse nuk mund të vepronin për shkak të breshërisë së plumbave. 

72 vjeçari ka refuzuar negociatet me policinë dhe për më shumë se një ore ka filluar të qëllojë në ajër, ndërsa më vonë me qetësimin e situatës forcat e zjarrëfikseve kani nisur punen për vëninen nën kontroll të flakëve.

Kur e ka parë që nuk ka rrugëzgjidhje tjetër për veçse të dorëzojë banesën 72 vjeçari i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë.

Trupi i pajetë i viktimes është gjetur i mbuluar me gjak. Mësohet se viktima kishte qenë mësues dhe jetonte në atë banesë prej 25 vitesh dhe vetëm pak kohë më parë gjykata vendosi që banesa t’i rikthehej ish pronarit të saj.

Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Stresi shpreh dëshirën për t’u bërë baba, por ja çfarë e shqetëson atë

Stresi shpreh dëshirën për t’u bërë baba, por ja çfarë e shqetëson atë