I vendosën zinxhirët Politeknikut, shoqërohen në komisariat dy studentë

I vendosën zinxhirët Politeknikut, shoqërohen në komisariat dy studentë

Studentët që i vendosën zinxhira Politeknikut dhe Juridikut

Dy studentë të cilët kanë protestuar ditën e sotme me pjesën tjetër të studentëve për plotësimin e kërkesave të parashtruara, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë nr.1, Tiranë. Lajmi është bërë i ditur nga Forumet Studentore. 

Të shoqëruarit janë Vilson Kulemani dhe Gëzim Almeta. Report Tv mëson se ata janë shoqëruar në komisariat për shkak të vendosjes së zinxhirëve në dyert e Universitetit të Politeknikut në shenjë proteste.

Protesta e studentëve rinisi këtë të hënë, pas pushimeve të fundvitit, e zgjati rreth 4 orë. Organizimi nisi në çdo fakultet nga ora 09:00 deri në 10:00, kur iu vendosën zinxhirët krahas Universitetit të Politeknikut edhe atij Juridik. Më pas, studentët marshuan në këmbë në drejtim të Kryeministrisë, ku u hodhën edhe flakadanë.

Ndonëse qeveria miratoi më datë 30 dhjetor "Paktin për Universitetin", duke plotësuar kështu një pjesë të mirë të kërkesave të studentëve, këta të fundit insistojnë që kërkesat nuk janë plotësuar. Sot, studentët kërkuan shfuqizimin e Ligjit të Arsimit të Lartë dhe parashtruan edhe pikën e nëntë që nuk ka qenë më parë në kërkesat e parashtruara. (Lexo këtu)

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale