Kur kalon përpara Kishës Ortodokse në Tiranë, rrallë të ndodhë që të mos të shikosh një të moshuar të verbër që i bie firzamonikës.

Ai është Ndriçim Kita nga fshati Shën Vlashi i Durrësit.

Çdo ditë udhëton më shumë se një orë për të ardhur pranë Rrugës së Kavajës. Në orën 08:00 të mëngjesit ai është aty, për të luajtur muzikë të ndryshme, që shpesh tërheq vëmendjen e qytetarëve duke i dhuruar ndonjë lekë.

Ndriçim Kita edhe pse është i verbër, nuk është dorëzuar përballë kësaj fatkeqësie të lindur.Ai përpiqet që të fitojë lekë, nëpërmjet artit të tij, muzikës me firzamonikë.
 
Dhe këtë thotë se e bën për të arsimuar fëmijët.

Edhe pse jam i verbër edhe unë mundohem që ta jap me punë, me djersë, me art ta fitoj një lekë sepse koha ka ardh e tillë që të gjithë jemi në nevojë ekonomike. Qëllimi është që unë ta meritoj fjalën prind, baba, sepse detyrime kemi për familjen përderisa i kemi nxjerrë ne jëtë fëmijët, për ti arsimuar, për ti edukuar. Për ti bërë të devotçëm për jetën e tyre” thotë ai.

Por sa mund të fitojë një i moshuar që i bie firzamonikës për më shumë se 8 orë. 

Unë do mundohem ta çoj 1 mijë lekëshin në ditë në shtëpi, pasi pa 1 mijë lekë nuk përballohet kostoja e jeteës për 4 persona që unë jam në familje. Do detyrohem se s’bën të rri deri në 16:00 apo 16:30, po nuk e arrita sot do çoj më pak, nesër më shumë” thotë ai.

Shpesh muzika e tij tërheq qytetarët të cilët jo vetëm i dhurojnë lekë, por qëndrojnë e dëgjojnë muzikën e tij.

Nuk e bëj për mëshirë”, thotë teksa bisedojmë me të, “e bëj që të fitoj bukën e gojës me mundimin tim dhe jo duke lypur”.

Sot Ndriçim Kita është 60-vjeç dhe thotë se nuk do dorëzohet.

Derisa fëmijët e mi të mbarojnë Universitetin unë këtu do jem” thotë i moshuari, që çdo ditë shoqërohet nga të afërmit e tij për të ardhur në kryeqytet.

Sot shumë persona i fitojnë lekët duke lypur në rrugë, por t’i fitosh lekët me punën tënde është sakrificë, për më tepër kur je i verbër.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)