‘Profesori’ i Partisë Socialiste, Sërvet Pëllumbi, u shua sot në moshën 89 vjeçare, një lajm që tronditi dhe trishtoi të gjithë socialistët që kanë dëshmuar rrugëtimin e saj që nga dita e parë e themelimit e deri tek betejat më të egra opozitare me Sali Berishën.

Një prej tyre është edhe Namik Dokle,I cili me Pëllumbin njihet që në vitet ’70, një miqësi që shkon përtej politikës. 

“LAMTUMIRË, PROFESOR I DASHUR!
Krejt papritur të godet në shpirt lajmi i trishtë dhe tronditës: u nda nga ne prof. Servet Pëllumbi. Dhe një jetë e tërë njerëzore dhe politike vjen në ekranin e kujtesës, që nga dita e parë e themelimit të PS, në betejat opozitare, në udhët dhe rrëpirat e vështira të demokracisë, në ndërtimin e një shoqërie normale, me njerëzit dhe për njerëzit. Dhe gjithmonë na jepte më shumë mençuri, më shumë besim, më shumë kurajo, mendimi dhe veprimi i prof. Servet Pëllumbi. Dhe të gjithë e quajtëm PROFESORI I SOCIALISTËVE. Lamtumirë, profesor!” shkruan ai në Facebook. 
 


Lajmi kryesor:

Shuhet në moshën 89-vjeçare ish-kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi! Nesër homazhet, Rama: Lamtumirë Profesor