Fanella kuqezi është simboli që ngre peshë zemrat e një populli të tërë, që edhe nëse nuk e preferon futbollin sa të tjerët, tifoja shkon natyrshëm për djemtë që përfaqësojnë një komb. Por si e tillë, ashtu edhe kërkon të respektohet...
Por për presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, duket që gjithë sa thamë, të mos qëndrojë. Nuk ndodh shpesh të shohësh një president të federatës që mban veshur fanellën e ekipit dhe e ekspozon atë edhe jashtë stadiumit. Në këtë rast, në videon që Report Tv siguron, Duka është pjesë e një feste me delegacionin e Federatës, për ndeshjen në Bjellorusi. Fanella e kombëtares veshur në trupin e tij, zvarritet në një lokal nate teksa Armand Duka ulet këmbënkryq mes kërcimtareve të muzikës orientale.
Në tryezën e festës është bashkuar edhe politika, ku shihet edhe Enkeleid Alibeaj i PD, vëllai i Presidentit të FSHF, Agron Duka i partisë Agrare, dhe Koço Kokëdhima, ish-deputet i PS.
A është kjo një nëpërkëmbje e dinjitetit të ngjyrave dhe simboleve kombëtare?
Futbollistët kuqezi e shuan mbrëmë në fushën e Uemblit ëndrrën për botëror me një rezultat të rëndë, 5 me 0 nga anglezët, të bërë në pjesën e parë të lojës. Edhe në këto raste të vështira, pikërisht fanella kuqezi na bën të përkrahim djemtë, sepse në fund të fundit përfaqësojnë një komb.
-
Ky eshte turpi I futbollit shqiptar...nje pijanec ordiner te behet krenar I futbollit shqiptar..purple e faqja e zeze. ..m
Përgjigju -
Sulltani i perjetshem i FSHF,po shijon argetim sipas rangut.
Përgjigju -
Hapjen do e kete bere duke kenduar hymnin e flamurit me doren tek hallati.
Përgjigju -
Turp
Përgjigju -
Tamam mafioz immoral. Ku vete nje 70 vjecar ne klub nate me adoleshente. Ka familje ky? Turp. Eshte edhe president I fshs. Largoheni te jet i lire per ne klubet e nates. Te haj 10 gola.
Përgjigju -
Humbja e fundit në futboll nuk është serbi asgjë në krahasim që shteti u shitën tek serbi...
Përgjigju -
Horate ka kap shqipnin ne dore. Per ta jena sote ne kete gjenje.
Përgjigju -
O zot cfar mekati kan ber shqiptaret me keta politikan horra qe kercejn ..o zot te lutem me thuaj...
Përgjigju-
ZOTI Rrembeni armet biri im edhe une skam cfar te bej....
-
-
Pse mos ta djegi Duka. Ndoshta nuk e fitoj ndeshjen por fitoj miljonat.
Përgjigju -
Kena le per çef.
Përgjigju -
O sa mire me qen Shqipetar ohe ohe...
Përgjigju










Komente
Komento