I veshur me rroba ushtarake, adoleshenti i armatosur hap zjarr në dy shkolla të Brazilit, vdesin tre persona, plagosen tetë të tjerë

I veshur me rroba ushtarake, adoleshenti i armatosur hap zjarr në dy shkolla të Brazilit, vdesin tre persona, plagosen tetë të tjerë

Foto nga vendngjarja

Tre persona u vranë dhe të paktën tetë të tjerë u plagosën të premten kur një person i armatosur hapi zjarr në dy shkolla në shtetin brazilian të Espirito Santo, shkruan Reuters.

Zyrtarët thanë se një adoleshent i paidentifikuar me veshje ushtarake kishte hapur zjarr në dy shkolla, një private dhe një publike, dhe ende nuk është vënë në prangat e policisë.

Policia lokale tha se fillimisht dyshoi se sulmuesi ishte një prej nxënësve në një nga shkollat ​​e sulmuara, por kreu i sigurisë publike të Espirito Santo, u tha gazetarëve se një informacion i tillë ende nuk ishte konfirmuar. Zyra e Sigurisë Publike tha në një deklaratë se policia dhe punonjësit e shpëtimit po kujdeseshin për të plagosurit ndërsa po vazhdonin kërkimin për të qëlluarin.

Një person i plagosur u dërgua me helikopter në Serra, një qytet më i madh që ndodhet rreth 60 km në jug të Aracruz të Brazilit.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Nuk u shpall fituese e Festivalit të Këngës, reagimi i Elvana Gjatës: 10 herë bie, 11 do ngrihem

Nuk u shpall fituese e Festivalit të Këngës, reagimi i Elvana Gjatës: 10 herë bie, 11 do ngrihem