Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta, ka raportuar në Policinë e Kosovës vjedhjen e 50 mijë eurove para të gatshme nga banesa e tij në Prishtinë.
Në orët e para të së premtes, më 24 qershor, Shkreta ka parë se i është vjedhur banesa në Prishtinë dhe për këtë ka njoftuar Policinë.
Burime të Kallxo.com brenda hetuesisë kanë thënë se gjatë intervistimit, deputeti Shkreta ka deklaruar se paratë që dyshohet se janë vjedhur, janë mbledhur për arsyen e larjes së një borxhi.
Sipas burimit, Shkreta po ashtu u ka thënë hetuesve se ato para janë mbledhur bashkë me disa familjarë të tij.
Rrahim Podvorica, prokurori i çështjes, i pyetur nëse Shkreta ka deklaruar se paratë kanë qenë të mbledhura edhe nga një bashkë familjar i tij, shkurtimisht ka deklaruar se “Nuk mund të jap detaje për shkak të hetimeve”.
Në raportin policor, deputeti i pozitës ka treguar se nuk kishte qenë në banesë që nga mëngjesi i datës 23 qershor, ditë e enjte.
Ndërsa kur ka hyrë në banesë, pak pas mesnate, ka hetuar se banesa iu është vjedhur dhe ka hetuar se nuk janë paratë.
Ai më të hapur banesën e tij, thuhet se e ka vërejtur se dikush kishte hyrë brenda dhe kishte vjedhur gjëra me vlerë.
Në raportin e Policisë thuhet se nuk kanë gjetur shenja se dera e banesës është hapur me forcë.
Dyshimet e Policisë janë se dera është hapur me çelës.
“Pala është intervistuar dhe dyshohet se i dyshuari ka hyrë në banesë me çelës për shkak se nuk ka dëshmi që është depërtuar me forcë”, thuhet në këtë raport të policisë.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelorë në Prishtinë, Laureta Ulaj, ka thënë se me vendim të prokurorit rasti është cilësuar si “Vjedhje e rëndë”. “Ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rast në drejtim të veprës penale ‘Vjedhja e rëndë’, si dhe në koordinim me policinë janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme”./ Kallxo
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.2%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3174
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bashkimi Kombëtar, Kurti: Nuk e harrojmë, është qëllimi ynë kryesor
11 Qershor 2023, 18:15
-
'Asnjë cent për Serbinë Kriminale', Lëvizja Vetëvendosje zhvilloi fushatë sensibilizuese kundër mallrave serb
24 Dhjetor 2022, 11:25
-
Kurti: Nuk tolerojmë prekjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës
23 Tetor 2022, 19:33
-
Deputetja shqiptare u rrezikua nga një plumb qorr një natë më parë: U qëllua 25 centimetra larg meje
2 Janar 2022, 08:59
-
Albin Kurti jep intervistën e parë pas humbjes në zgjedhje: Nuk mendoj se është ndëshkim! E pritshme që marrëveshja me Serbinë të arrihet gjatë mandatit tim
16 Nëntor 2021, 13:24
-
Albin Kurti dhe Vetëvendosje, humbje të thellë në zgjedhjet! LDK fiton Prishtinën pas 8 vitesh! Kreu i LVV: U bënë të gjithë kundër nesh
15 Nëntor 2021, 07:56
-
Boiken Abazi: PS deformoi votën e qytetarëve, dyshime se në shumicën e rasteve u ndihmuan nga komisionerët e PD! Vetëvendosje do bëhet subjekt politik në Shqipëri
3 Maj 2021, 22:26
-
Vetëvendosja s’mori asnjë mandat në zgjedhjet e 25 prillit, Boiken Abazi: Do kthehemi përsëri, jemi të dashur dhe të domosdoshëm për Shqipërinë
2 Maj 2021, 19:05
-
'Shumica e votave tona janë shpallur të pavlefshme' Boiken Abazi: Do të kërkojmë hetim dhe rinumërim në të gjithë Qarkun e Tiranës në të gjithë qendrat e votimit
27 Prill 2021, 23:15
-
Shkeli masat anti COVID, gjobë 5 milionë lekë kandidatit që mbështetet nga Vetvendosje në Lezhë
20 Prill 2021, 16:18
-
Kandidati i LVV-së shpalos programin e tij me 13 pika për Lezhën dhe Shqipërinë: Zëri im do jetë në shërbim të qytetarëve
29 Mars 2021, 17:37
-
Boiken Abazi: Kushdo të fitojë më 25 prill ne s'duam të hyjmë në qeveri, por do rrimë në opozitë! Qeveria e Kurtit do ta bëjë më mirë se kurrë punën e saj
22 Mars 2021, 22:41