Një autobusi i është vënë flaka gjatë natës duke u shkrumbuar totalisht. Ngjarja ndodhi në qendër të Konispolit.

Autobusi i linjës Konispol-Sarandë është në pronësi të një personi me inicialet Sh.H.

Sipas policisë, ngjarja dyshohet të jetë e qëllimshme, ndërkohë që autorët janë ende të paidentifikuar.

"Policia ka sekuestruar disa kamera sigurie, po përpiqet të zbardhë ngjarjen", thuhet në një njoftim paraprak për ngjarjen.

Autobusi i djegur