Digjet me lëndë djegëse farmacia në Vlorë! Kamerat e sigurisë filmuan autorin që i vuri flakën

VLORË- Një farmaci në bulevardin 'Ismail Qemali' në lagjen 'Rinia' është djegur me lëndë djegëse gjatë natës, rreth orës 02:30 të mëngjesit. Kamerat e sigurisë kanë filmuar autorin i cili spërkat me lëndë djegëse dhe më pas i vë flakën pjesës ballore të farmacisë.

Nga zjarri nuk ka të lënduar, por raportohet vetëm për dëme materiale. Farmacia është në pronësi të Resmina Isakajt, ndërsa policia po punon për zbardhjen e detajeve të ngjarjes.

'Më datë 03.10.2022, gjatë natës, në bulevardin “Ismail Qemali”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht, një subjekt privat “Farmaci”, në administrim të shtetases R. I, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.'- njofton policia.

Ngjarja alarmoi banorët që kanë shtëpitë mbi farmacinë.

‘Kishte shumë tym. Nuk po merrja dot frymë. U trembëm shumë kishte një zhurmë të madhe. Kur dola këtu u bllokova. Më dhimbte zemra, thash se do të vdisja’- u shpreh një zonjë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 07:58
Kush është pronarja e farmacisë që i vunë flakën në Vlorë

Resmina Isakaj është pronarja e farmacisë në Vlorë, e cila u dogj gjatë orëve të para të mëngjesit me lëndë djegëse. Si pasojë e djegies janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlore: 03/10/2022 17:13

    Farmacia e ines qe pallohej me vella e mojsiut gjynah se ka derdhur djers per ate farmaci

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja