TIRANE- Një shpërthim në një banesë dykatëshe ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Xhamllikut”, rreth orës 22:00, teksa dyshohet se është hedhur lëndë plasëse në tarracën e banesë së familjes Kazazi.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Mësohet se nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar.
Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset, ndërsa uniformat blu po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(Në foto: Grupi hetimor dhe policia në vendin e ngjarjes) Foto të tjera
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com