VLORË- Një makine në Vlorë i është vënë tritol, teksa ka qenë e parkuar në lagjen "Hajro Çakërri". Report Tv mëson se lënda plasëse ishte vendosur prej disa ditësh, por ajo nuk ka shpërthyer pasi ditëve të fundit ky automjet tip 'Benz' përdorej nga bashkëshortja dhe fëmijët e S.Binaj, që mendohet të ketë qenë shënjestra e këtij atentati.
Mësohet se bëhet fjalë për një sasi lëndë plasëse prej 600 gramësh tritol, e cila ishte vendosur në anën e shoferit me magnet të fortë që mos binte nga pesha. Ka qenë bashkëshortja e S. Binaj që ka pikasur lëndën plasëse, kur ka parë një dritë të kuqe në makinë teksa po e parkonte e për rrjedhojë ka njoftuar bashkëshortin e saj. Ky i fundit ka ljmëruar forcat xhenio të cilët kanë bërë të mundur shpërthimin e komanduar rreth orës 03:00 të mëngjesit të 22 nëntorit.
Burime konfidenciale për Report Tv bëjnë me dije se lënda plasëse e vendosur në pjesën e pasme të makinës ka qenë bashkë me një aparat celular dhe ishte e programuar për shpërthim në distancë. Janë marrë kamerat e sigurisë në territoret ku ka lëvizur automjeti me qëllimin identifikimin e autorëve. Ndërkohë, në dëshminë e tij në polici, S.Binaj ka thënë se nuk dyshon askund, pasi nuk ka pasur konflikte më herët. Ai prej dy vitesh jeton në Shqipëri pasi është kthyer nga jashtë shtetit.
Zbardhet dinamika e ngjarjes në Vlorë ku u gjet 600 gramë tritol poshtë një makine. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ditët e fundit makinën e kishte gruaja e shënjestrës e cila gjatë këtyre ditëve udhëtonte me fëmijët, motiv që mendohet të ketë shtyrë aktivizimin e tritolit. Tritoli ishte i vendosur me magnet të fortë që mos binte nga pesha dhe dyshohet që lënda plasëse të ishte vendosur disa ditë më parë. Ka qenë gruaja ajo që ka pikasur lëndën plasës dhe më pas ka njoftuar bashkëshortin.
Detaje nga lënda plasëse e vendosur gjatë natës në një makinë në Vlorë.
Lënda plasëse e vendosur në pjesën e pasme të makinës ka qenë bashkë me një aparat celular.
Burimet bëjnë me dije se lënda plasëse ishte e programuar për shpërthim në distancë.
Pronari i makinës prej dy vitesh jeton ne Shqipëri pasi është kthyer nga jashtë shtetit.
Kriminelet paskan shpirt!!!
PërgjigjuVlon dhe vetem Vlon. Nuk ka dit mos permenet emri Vlon!
Përgjigjuhe me ta pifsha dolline o vlora hahaha.e njifke mire eeee te fala xhuxhit
Dole ti evgjit i kombinatit..po ty sikur te zuri korona apo akoma ashtu je drejt fundit..sille pak motren ketej nga vlora per plazh dhe beji te fala nga xhuxhi edi vet ajo fredo..tung
Ske faj Fredi . Eshte faji i zemres se thyer se gruas tende