VLORË -. Teksa në fillim u raportua për shpërthim me lëndë plasëse, detaje të reja kanë ndalë në dritë nga ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë. Policia bën me dije se shpërthimi në lagjen Kushtrim në Vlorë ka ndodhur nga kabina e dushit. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar.
Ndërkohë në banesë ka patur dëme të mëdha materiale, ku muret e tualetit janë shkatërruar komplet. Pronari i banesës ka rrëfyer edhe të gjithë ngjarjen e ndodhur. Sipas tij, kanë qenë fëmijët që kanë harrua dushin ndezur dhe më pas ka ndodhur shpërthimi rreth orës 03.00.
"Ka shpërthyer kazani i dushit. E lanë fëmijët ndezur ne nuk e pamë. Ka ndodhur rreth orës tre. Policia ka ardhur ka bërë verifikimet. Nuk kam probleme me asnjeri. Ka prishur frigorifer, sobë mure... Fëmijët për fat ishin poshtë. Nuk kemi njerëz të dëmtuar shyqyr zotit. " tha i zoti i shtëpisë.
pune budallejsh dush jashte perdorimit pa rele stakimi
PërgjigjuNa e kane veshtiresuare jetene efgjitet vlonjate nuk jetohete ne vlore
Përgjigju