“Bëra aplikim por nuk ma dhanë se më thanë se të kanë vjedhur identitetin. Pastaj më arrestuan, më liruan dhe më thanë do të hapim procedurën për të kapur personin që të ka vjedhur identitetin.Pastaj bëra aplikimin, sot erdha me marrë pasaportën, por më thanë nuk është futur pasaporta në procedurë, dosja është e bllokuar”.
37-vjeçari ka provuar të largohet me kartë identiteti, por askush nuk e lejon, duke bërë që të mos shkojë dot te familja e tij në Belgjikë. ‘Para tre ditësh preva biletën me ikur për në Bruksel, por në Rinas më ndaluan. Jam me nënshtetësi belge, dhe familjen e kam atje. Nuk kanë arsye për të më ndaluar. Kam qenë në të gjithë Europën me këto letra, por askush nuk më ka ndaluar, vetëm këtu. Të paktën të iki nga Shqipëria, që të mos ia shoh bojën më”.
Policia e Tiranës thotë se e ka zbuluar personin nga Kosova që i ka vjedhur identitetin Bilbil Kapoçit dhe po punon për kapjen e tij. Por duket se 37-vjeçari do të presë procedurat e zgjatura për të marrë pasaportën me emrin e tij, që dikush tjetër ja ka vjedhur.
d.b/shqiptarja.com

VIDEO





