TIRANE- Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtore dhe dënuar me 5 vite burg Afërdita Pecmarkaj, e cila rezulton ti ketë vjedhur shumën pre 14 milionë lekë të vjetra biznesmenit Abdyl Proko.
Në muajin tetor të vitit 2011 bashkë e pandehura Oligerta Agushi ka rënë dakort me të pandehuren Aferdita Pecmarkaj(shoqe e saj) të vjedhin para në banesën e të dëmtuarit Abdyl Projko (dajës së bashkë të të pandehurës Oligerta Agushi).
Planin e tyre të pandehurat ia kanë thënë edhe bashkë të pandehurës Laureta Kormaku, (vajza e tezes së të pandehures Oligerta Agushi). Së bashku kanë mundur të vjedhin sasinë e lekëve të sipërcituara.
Pasi ka marrë lekët, Oligerta ia ka dhënë ato Afërditës, e cila i ka marrë paratë në shtëpi dhe pasi i ka numëruar i ka thënë Oligertes se paratë qe kishin vjedhur ishin 2,5 milion lekë. Nga këto para 500,000 lekë ia kanë dhënë Lauretës dhe të tjerat i ka mbajtur Aferdita në shtëpinë e saj dhe i kanë shpenzuar së bashku me Oligertën duke blerë sende te ndryshme si veshje si dhe kane marrë me qëra një dyqan për parukeri dhe një banesë.
Një vjedhje e tillë ka ndodhur dhe disa herë ku në total shifra shkon në 140 milion lekë. Shumica e parave është shpërndarë duke u konsumuar për blerjen e veshjeve dhe jetë luksoze.
Nga fundi i muajit dhjetor 2011, rreth një javë para Vitit te Ri 2012, e pandehura Aferdita Pecmarkaj është takuar me të pandehurin Gynter Jaupi, pasi i njihte këtij të fundit motrën. Me të ka rënë dakort për të kryer vjedhje sërish në banesën e të dëmtuarit Abdyl Projko duke u futur në të i pandehuri Gynter Jaupi për të kryer vjedhjen. Për ëe realizuar vjedhjen janë takuar të tre së bashku Aferdita, Oligerta dhe Gynteri dhe kanë biseduar në lidhje me vjedhjen që do kryenin.
Kështu Gynteri e ka lënë me Afërditën që të takoheshin për t’i treguar banesën, ku pasi kanë hyrë mundën të vidhnin sërisht.
Shkrimi u publikua sot (22.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com