I vunë tritol pranë shtëpisë, flet pronari në Vlorë: S'kam pasur konflikte me askënd, menduam se ishte tërmet (Emri)

Tahsim Xheladin Banushaj është 69 vjeçari të cilit i kanë vënë tritol pranë shtëpisë në orët e para të mëngjesit.

Për Report tv ai ka deklaruar se nuk ka pasur konflikte të mëparshme dhe as nuk ka me askënd. Në fillim ka menduar se ishte tritol.

"Ishim në gjumë ora 3 pa 10 pa çerek. Dëgjojmë krisma, e zhurma dinamiti. U ngritëm obobo tërmet i  them gruas. Dal shikoj asgjë nuk kishte. Dol komshinjë asnjëri nuk kishte ashtu. Marrr prozhektorin dhe skishte asgjë. Më tha gruaja dil njeherë e shiko te komshiu. Dola dhe i thashë grua kjo qenka dasma jonë. Dikush mund të më ketë ndonjë borxh por jo unë njeriu. Unë jetoj vetëm me gruan fëmijët  i kam të shpërndarë", tha ai.


Lajmi kryesor:

I vihet tritol shtëpisë së 69 vjeçarit në Vlorë, flet pronari: Menduam se ishte tërmet, s'kam konflikte me askënd


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi (VIDEO)

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi (VIDEO)