Një 22 vjeçar nga Delvina ka rënë në prangat e policisë si autor i djegies së qëllimshme të autobusit në pronësi të shtetases H.S, dy ditë më parë në Konispol.
Pas kontrollit të ushtruar në banesës së 22 vjeçarit, i identifikuar si Shpëtim Boci, në Delvinë, policia ka sekuestruar 25 fishekë luftarak dhe një sasi fara narkotike të dyshuara si cannabis sattiva. Nuk dihen ende motivet që kanë shtyrë 22-vjeçarin t'i vërë flakën autobusit, por dyshimet paraprake janë për shkak të konkurrencës.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municioneve luftarake" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

