I vuri flakën me benzinë një lokali dhe dy makinave, në kërkim 57-vjeçari në Lezhë (EMRI)

I vuri flakën me benzinë një lokali dhe dy makinave, në kërkim 57-vjeçari në Lezhë (EMRI)

Foto ilustruese

LEZHË- Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim Ernest Çunin, 57-vjeç pasi dyshohet se ka djegur me benzinë një lokal në fshatin Kalivaç dhe 2 makina.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15, në fshatin Kalivaç, Lezhë, dhe sipas policisë janë djegur me lëndë djegëse (benzinë), lokali dhe 2 automjete të parkuara në afërsi të lokalit, në pronësi të shtetasit P. Gj., 62 vjeç.

Dyshohet se autor është 57-vjeçari, banues në Lezhë, ndërsa po vijon puna për arrestimin e tij dhe të personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast, si dhe për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Televizioni publik izraelit: Marrëveshja për armëpushim në Liban është arritur

Televizioni publik izraelit: Marrëveshja për armëpushim në Liban është arritur