I vuri flakën vetes, më pas u hodh nga një ndërtesë, e reja greke i jep fund jetës në mënyrë tragjike, motra e saj: Ishte zhgënjyer nga i dashuri

I vuri flakën vetes, më pas u hodh nga një ndërtesë, e reja greke i jep fund jetës në mënyrë tragjike, motra e saj: Ishte zhgënjyer nga i dashuri

Foto e viktimës, Mariana Vlachopanou

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku 31 vjeçarja Marianna Vlachopanou është gjetur e vdekur pranë një vendi jo shumë larg shtëpisë së saj. Trupi i saj i pajetë u gjet i djegur. Mediat greke raportojnë se dyshimet kryesore janë se 31 vjeçarja i kishte vënë flakën vetes duke u vetëvrarë.

Më herët, motra e viktimës tha për mediat vendase se 31 vjeçarja kishte lënë të gjithë gjërat e saj në shtëpi dhe u largua duke marrë me vete vetëm celularin. Ajo zbuloi se në shtëpinë e shoqes së motrës së saj, ishte gjetur një shënim ku zbulohet se e reja kishte pasur një zhgënjim nga i dashuri i saj.

Një tjetër nga skenarët që po hetohet nga policia është dyshimi se e ndjera i ka vënë flakën vetes dhe menjëherë më pas është hedhur nga një lartësi e madhe.

 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm