I vuri tritol një objekti në Shëngjin, ‘arrest me burg’ për 21-vjeçarin Erald Pajtani

I vuri tritol një objekti në Shëngjin, ‘arrest me burg’ për 21-vjeçarin Erald Pajtani

21-vjeçari Erald Pajtani

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 21-vjeçarin Erald Pajtani, të arrestuar si i dyshuar për vënien e një sasie lëndë plasese në kolonat e një objekti në ndërtim, në zonen e ranës së Hedhur në Shëngjin. Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura mësohet se i riu nga Larushku i Krujës, nuk ka folur në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij. Por referuar provave të paraqitura nga prokuroria, gjykata e cilësoi të ligjshem ndalimin e përsonit nën hetim, duke vendosur masen e sigurisë "Arrest në Burg".

Erald Pajtani u arrestua me 31-dhjetor si i dyshuar për vendosjen e lëndës plasese në kolonat e objektit në ndërtim të pronësi të biznesmenit Liman Gjoka, ngjarje e ndodhur me 19-nëntor të vitit 2020. Referuar dosjes hetimore bëhet e ditur se ndalimi i të riut erdhi pas identifikimit të automjetit të përdorur për sulmin me tritol.

Makina në fjalë rezulton të jetë marrë me qira në një servis nga Erald Pajtani, por ka dyshime që në këtë ngjarje të jetë të përfshire dhe përsona të tjere dhe po punohet për identifikimin e tyre. Objekti në ndërtim në pronësi të Liman Gjokes u sulmua dy herë me lëndë shpërthyese në harkun kohor të tre javeve, ndërsa për ngjarjen e dytë e cila ndodhi me 11 dhjetor të vitit 2020, ende nuk ka asnjë përson të ndaluar.

Mbi 21 vjeçarin rëndojnë veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake” dhe “Kanosja”, thuhet në njoftimin e policisë. Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 20 nëntor. Kjo ishte hera e parë e cila u ndoq nga një shpërthim i dytë në harkun kohor të 3 javëve, kur u sulmua serish me lëndë plasëse objekti në fjalë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën