KORÇË- 21-vjeçari Enio Xhevat ra në pranga, pasi po transportonte me një makinë tip "Benz", 5 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, drejt Tiranës.
I riu, banues në Korçë, pasi ka vërejtur nga largësia postbllokun e policisë, në aksin rrugor Maliq-Lozhan, në afërsi të vendit të quajtur "Tyrbja e Goçës", duke tentuar të fshihte emigrantët dhe t'i shmangej kontrolleve, ka zbritur nga "Benz-i" që ai drejtonte 5 emigrantë e paligjshëm, të cilët madje i kishte orientuar si të shmangnin postbllokun policor, dhe që t'i merrte sërish në makinë e tij për t'i transportuar kundrejt shpërblimit, në drejtim të Tiranës.
U sekuestruan mjeti tip "Benz", tre aparate celulari dhe një sasi në vlera të ndryshme monetare, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

Komente

