PUKE- Dy vëllezër janë vrarë, ndërsa 3 persona janë plagosur, mes tyre 2 gratë dhe një i ri, në fshatin Mardhnac të komunës Qelëz. Nga të dhënat e para të policisë bëhet e ditur se sot në mëngjes autorët i kanë zënë pritë furgonit në të cilën ndodheshin viktimat dhe kanë qëlluar në drejtim të tyre. 3 vëllezërit Përmarkaj ndodheshin në një fuoristradë, dhe pasi kanë ndjekur furgonin ku ndodheshi familjaret e fisit Marku me i kanë bërë pritë dhe kanë qëlluar në drejtim të tyre. Fillimisht autorët kanë qëlluar në drejtim të furgonit, ku në postin e shoferit ishte ulur Paulini. Në furgon kanë qenë dhe bashkëshortja e Paulinit, Tonja dhe nipi i Paulinit, Alfonsi. Me të degjuar krismat vëllai i Paulinit Hila sebashku me të shoqen , Anxhela Markaj, kanë dalë nga banesa e tyre dhe sipas policisë i janë kundërpërgjigjur me zjarre dhe sipasoje njeri nga autoret e krimit ka mbetur i plagosur pikërisht Fatbardh Permarkaj. Sipasoje e zjarrit vëllezerit Paulin dhe Hile Marku kanë humbur jetën menjehere ndërsa Tone Marku gjendet në gjendje të rendë, të plagosurë jashtë rrezikut për jeten jane edhe Anxhela dhe Paulin Markaj, ndersa njëri nga autorët Fatbardh Përmarkaj ndodhet në gjendje të rendë, për shkak të plagëve. Pak orë nga vrasja policia bën të ditur se ka arrestuar njërin prej të dyshuarve si autorë të vrasjes, Fatbardh Përmarkajn. Më vonë u arrestua dhe vellai tjeter Seferin Përmarkaj, i cili dyshohet se është bashkautor në vrasjen e fshatit Mardhac të komunës Qelez, ndërsa në kërkim është një tjeter nga vëllezërit e familjes Përmarkaj i cili dyshohet si bashkëautor. Viktimat ishin duke u kthyer në shtepi pasi kishin kremtuar festen e ditës së Shën Palit. Sipas policisë, dyshohet se shkak për këtë ngjarje të rëndë ka qenë një konflikt i hershëm mes dy fiseve, Markaj dhe Përmarkaj, lidhur me një vijë uji vaditëse në tokat e tyre. Megjithatë, sipas fqinjëve, këto dy fise kishin shpesh herë edhe konflikte të tjera sociale. Pak dite me pare dy persona te tjere u vrane ne Komunen Pult te Dukagjinit, 70 vjecari Kole Quku dhe mbesa e tij 17 vjecare Marije, per motive gjakmarrje, konflikt I cili kishte patur si pikenisje pikerisht mosmarreveshjet per ndarjen e vijes se ujit mes bashkefshatareve.
(en/sg/shqiptarja.com)