I zhdukur prej një viti/ ‘Pa Gjurmë’ në kërkim të 70-vjeçarit Loshi, gruaja: Hëngri bukë, iku dhe s’u kthye më

Historia e Hasim Loshit nga Tirana ka mëse një vit që mbetet pa gjurmë.70 vjecari humbi datën e 9 nëntorit të vitit 2017 dhe për të familja nuk ka asnjë informacion. Bashkëshortja Zhaneta Loshi, erdhi ne redaksinë e emisionit pa gjurme në Report Tv për të bërë thirrje për ndihmë. 70 vjecari, i cili vuan nga skleroza prej afro 4 vitesh, doli në mesditën e 9 nëntorit dhe e vetmja fjali që i tha së shoqes ishte se do të shkonte tek të afërmit.

Banesa e familjes Loshi ndodhet në rrugën Ali Demi dhe ai do te ndiqte te njëjtin itinerar sikundër bënte cdo dite, të shkonte te e afërmja e tij me zonën e Xhamllikut, jo shumë larg në distancë nga shtëpia ku banonte. Hasim Loshi kishte të veshur atë ditë një palë pantallona gri te erret, bluze me tre kopsa, ngjyre te verdhe dhe një xhaketë gri.

Me një trup mesatar, me flokë të thinjura dhe me syze të moshuarin nuk e ka parë me askush. Për shkak të sëmundjes nga e cila ai vuante, skleroza, ai nuk komunikonte shumë me askënd, madje sipas familjareve nuk ishte në gjendje të thoshte as emrin e tij. Me vete ka pasur një numër telefoni te shtëpisë dhe nje karte votimi me emër dhe mbiemër.

Hasim dhe Zhaneta Loshi kishin 20 vite te martuar ndërsa ky rast ditën e humbjes së tij u be publik edhe ne media. Qe prej atij momenti nuk ka asnjë informacion edhe pse familjaret denoncuan humbjen e tij edhe ne polici. Një nga pistat e mundshme atë për të cilën mendojnë edhe familjaret mbetet ajo e nje jete si endacak.

Atë ditë hëngri bukë, doli dhe nuk u kthye, me siguri ka harruar rrugën, pasi ishte me sklerozë. Kjo ishte martesa e dytë për të dytë ne, ishte një njeri i mrekullueshëm. Ne banojmë te fusha e ‘Ali Demit’, shkonte te Xhamlliku apo te halla ime në Tiranë te Re, por kthehej, ndërsa atë ditë nuk u kthye më.

Nuk kemi asnjë haber, as gjallë dhe as vdekur. Kemi vendosur afishe në rrugë në Tiranë, por edhe Elbasan dhe Durrës, por asgjë. Donte të ikte dhe të shikonte njerëzit e tij, këtë gjë e bënte përditë, por atë ditë nuk u kthye më. Ishte baba i dëshpëruar. Në një 20 vite martesë, është takuar një herë më vajzat.

Vajzat jetojnë në Itali. Motra më akuzon se nuk i rrija mbrapa, kur humbi ajo më tha ‘bravo të qoftë’. Por çfarë të bëja unë, nuk rrija dot gjithë kohës mbrapa se kisha punë. Them se është në këto qendrat bamirëse, pasi edhe të kishte vdekur do të kishte dalë trupi.

Gruaja Zhaneta Loshi

Daja i tij në lidhje telefonike me emisionin ‘Pa Gjurmë’ thotë se motra dhe vajzat janë kundër Zhaneta Loshit, pasi duan të marrin shtëpinë e tij.

 

E kam dashur shumë atë djalë, kishte tre vite me sklerozë të fortë dhe nuk kuptonte fare, i kishte ikur truri. Herën e fundit i ka hipur unazës dhe humbi...dolëm për të kërkuar, por nuk e gjetëm. Mendoj se i ka dalë ndonjë makine përpara dhe do e kenë varrosur andej, por ishalla është gjallë. Kam frikë se i kanë hapur ndonjë gropë andej. Nusja e ka mbajtur mirë. Motrat dhe vajzat kanë hallë tjetër se duan ndonjë shtëpi, por gruaja e ka mbajtur, lerë se çfarë thonë ata.

Daja i të humburit

Ndërsa përsa i përket të humburit, Artur Lleshi, korrespondenti i emisionit ‘Pa Gjurmë’ në Maqedoni, Nevri Ademi u shpreh se para një muaji ai është parë në Gostivar, ndërsa është përdorues i lëndëve narkotike.

Para një muaji ka punuar te banesa e një personi dhe kishte filluar që të përdorë lëndë narkotike dhe kishte filluar që të bëhej problem me shokët. Pra para një muaji ai është parë në Gostivar.

Nevri Ademi

Artur Lleshi ka humbur kontaktet me familjen prej 10 prillit të vitit 2018.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen