BULLGARI - Një qytetar i dëshpëruar për shkak të borxheve dhe pamundësisë për të shlyer kredinë që kishte marrë në bankë ka bërë një veprim të "çmendur".

Për të tërhequr vëmendjen e mediave të Ballkanit, ai vendosi të ndërmerrte masa drastike pasi nuk kishte më mundësi financiare për të vazhduar shlyerjen e kredisë që kishte marrë për të blerë shtëpinë.

Ai dhe familja e tij vendosën që të shkatërronin tërësisht shtëpinë e tyre, duke mos i lënë bankës mundësi që ta konfiskonte.

Pasi e rrëzuan shtëpinë, ata morën të gjitha inertet që ishin krijuar nga shembja dhe i vendosën të gjitha përpara derës së bankës në qytetin e Teteven.

Para se të bënin këtë veprim, ata shkuan brenda në bankë për të takuar drejtorin, të cilit i kërkuan që të mos i konfiskonte shtëpinë e tyre.

Por, pasi ky i fundit refuzoi, familjarët filluan të shkarkonin nga kamioni intertet e shtëpisë së shkatërruar.


(v.gj/shqiptarja.com)