Report Tv ka siguruar foton e Viktor Bardhit, 65-vjeçarit të vrarë një ditë më parë në Ndërfushaz të Mirditës.
Viktima punonte te ujësjellësi dhe në momentin e ekzekutimit, kishte shkuar për të hapur furnizimin me ujin e pijshëm për fshatin. Dyshohet se motivi është hakmarrja për shkak të një historiku me fisin Reçi ku më e hershmja e dokumentuar është më 9 shtator 2016.
Përpara atentatit të Bardhit, u vranë edhe dy anëtarë të tjerë të fisit, Martin Bardhi, i ekzekutuar në Rrëshen në vitin 2023, dhe Kristjan Bardhi (Marku), i vrarë në Novoselë të Vlorës më 13 janar 2025.
Lajmi kryesor:
Ekzekutimi i Viktor Bardhit në Lezhë, Report Tv siguron foton e viktimës! 10 të shoqëruar, mes tyre edhe nga fisi Reçi! Autorët shmangin kamerat e sigurisë
LAJMET MË TË VLERËSUARA





