I zuri koronavirusi jashtë vendit! Në fundjavë nis riatdhesimi i shqiptarëve nga Anglia, Rama: Plan me Metën për t'i rikthyer në shtëpi nga të gjitha shtetet

TIRANE-Qeveria vijon punën për riatdhesimin e të gjithë shqiptarëve që janë bllokuar jashtë vendit në disa shtete (ata që kanë bërë kërkesë) për shkak të situatës nga koronavirusi, pasi u mbyllën kufijtë. Kryeministri Edi Rama u shpreh mbrëmjen e sotme se në bashkëpunim edhe me Presidentin Ilir Meta po përgatitet riatdhesimi, teksa numri më i madh ndodhet në Itali. Ata që ndodhen në Kroaci do të rikthehen në rrugë automobilistike, teksa e njëjta gjë pritet që të ndodhë edhe me Greqinë. Një pjesë, tha Edi Rama nga Spanja, Gjermania, Rumania, Bullgari, Franca dhe Emiratet e Bashkuara janë riatdhesuar, ndërsa për të tjerët puna vijon.

"Kemi marrë shqetësime të mëdha nga bashkëqytetarë, fëmijët tanë që ndodhen jashtë vendit dhe i ka zënë lufta matanë kufirit. Edhe dje me Presidentin në këshillin e sigurisë e kemi ndarë këtë shqetësim, edhe zyra e presidentit është e përfshirë në një bashkëpunim intensiv me ministrinë e Jashtme dhe Infrastrukturës që mbulon transportin dhe ministrin e shtetit për Rindërtimin që mbulon edhe koordinimin e kësaj përpjekje.

Aktualisht janë të identifikuar dhe listuar si rezultat i ankesës dhe kërkesës së tyre 1379 shtetas dhe janë 2163 të raportuar. Tani kush dëgjon dhe ndjek këtë komunikim të sigurohet që të identifikohet përmes kanalit të urgjencës që kemi këtu në këtë platformë dhe në ministrinë e Jashtme dhe ambasadat dhe mos u ankoni për ambasadat që nuk ngrenë telefonin, se janë gjithë kohës me këtë punë. Përdorni këtë kanal urgjence. Ka një numër të konsiderueshëm të atyre 7431 që ishin para pak, që janë shqetësimet dhe kërkesat që vijnë nga ata që janë matanë kufijve pa dëshirën e tyre.

Më i madh numri ndodhet në Itali, kemi pasur një situatë pak të veçantë, se ka kusht për të bërë testime për të nxjerrë jashtë të huajt, por në fund është kapërcyer, jemi gati të përgatisim tërheqjen e tyre në Itali, Kroacinë 341 persona, që mund të vijnë në rrugë automobilistike. Nuk është Kroacia mbrapa diellit. 114 janë në Angli,  Zvicra 77, Spanja 70 dhe Greqia 45. Janë një sërë vendet të tjera që kanë numra më të vegjël. Nga Spanja kemi tërhequr 52, 114 nga Gjermania, 110 nga Rumania, 45 nga Bullgari, 22 nga Franca, 33 nga Emiratet e Bashkuara" tha Rama.


Lajmi kryesor:

Jeni në karantinë dhe keni një hall? Rama: Shkruani këtu dhe për 24 orë ju zgjidhim problemin (VIDEO)


Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:32
I zuri koronavirusi jashtë! Në fundjavë nis riatdhesimi i shqiptarëve nga Anglia në atdhe

Të dielën do të nisë operacioni nga Anglia për riatdhesimin e shqiptarëve që janë bllokuar nga koronavirusi. Kryeministri Edi Rama tha sonte se deri tani janë 114 shqiptarë në Angli që kanë bërë kërkesë që të rikthehen në atdhe, por numri mund të rritet.

Të dielën do të realizohet fluturimi i parë me çarter nga Londra, njofton ambasada shqiptare në Angli. Në ditë do të ketë dy fluturime, ndërsa i gjithë operacioni për kthimin e shqiptarëve po koordinohet me ministritë e linjës dhe Presidentin Ilir Meta. Pas kthimit dhe kontrolleve të rrepta, të gjithë shqiptarët duhet të qëndrojnë14 ditë të vetëkarantinuar.

Shqiptarja.com mëson  nga burime nga ministria e Jashtme se ka pasur një dyndje telefonatash nëpër ambasada dhe në ministri dhe numri i atyre që duan të rikthehen në shtëpi është në rritje nga ora në orë.

/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!