PUKË- Një tragjedi familjare ndodhi dy ditë më parë në Fushë-Arrëz, ku nëna me dy vajzat humbën jetën aksidentalisht, pasi ranë në kontakt me rrymën elektrike, ndërsa Report Tv ka siguruar foton e tre viktimave, Prendusha Kola, 43 vjeç, Sidorela Kola, 19 vjeç dhe Emiljana Kola, 16 vjeç.

Ngjarja bëhet edhe më tragjike, pasi të treja vdiqën për të shpëtuar njëra-tjetrën. Kjo pasi një nga vajzat po lahej në dush dhe dyshohet se e zuri korrenti. Për ta shpëtuar shkoi e motra e pas saj shkoi edhe e ëma, por që fatkeqësisht ndërruan jetë të treja.

I plagosur nga kjo ngjarje mbeti edhe djali, i cili tentoi të shpëtonte dy motrat dhe nënën, por fatmirësisht arriti që të shpëtonte.