Miratohet programi për nxitjen e punësimit tek të rinjtë! Kurs profesional falas për moshat 15-29 vjeç, më pas integrohen në punë

TIRANË- Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj njoftoi se ditën e sotme Këshilli i Ministrave miratoi projektvendimin për programet e nxitjes së punësimit që lidhen me skemën e garancisë rinore. Ibrahimaj tha se ky program do t’i kushtohet të gjithë të rinjve nga mosha 15-29 vjeç, të cilët kanë të paktën 4 muaj pa një punë apo një program arsimimi. Përmes këtij programi, këtyre të rinjve do iu ofrohen kurse formimi profesionale ose vende pune që do të mbulohen nga buxheti i shtetit ose fonde e BE-së. Pra, të rinjtë nuk do të paguajnë asnjë para nga xhepi i tyre për të përfituar këto kurse profesionale.

Pas përfundimit të kursit profesional, të riut do i ofrohet një vend pune për një periudhë 6 mujore, ku 3 muajt e parë do paguhet sa 80% e pagës minimale, ndërsa në 3-mujorin e dytë do të paguhet me pagën minimale të plotë, që aktualisht është 40 mijë lekë.

“Miratimi i projekt vendimit për programet e nxitjes së punësimit që lidhen me skemën e garancisë rinore. Ne kemi folur gjatë gjithë këtij viti dhe vitit të kaluar për programin e garancisë rinore, i cili do t’i drejtohet aftësimit dhe punësimit të të gjithë të rinjve në Shqipëri në moshat 15-29 vjeç. Konkretisht, programi do t’i referohet kësaj grupmoshe e cila ka një papunësi më të lartë se papunësia e përgjithshme e vendit dhe do t’i drejtohet duke i ofruar çdo të riu, i cili ka të paktën 4 muaj pa një punë apo një program arsimimi, duke i ofruar programe të aftësimit nëpërmjet kurseve të formimit profesional apo një vend pune. I gjithë ky proces do të vijë i mbështetur nga fondet e buxhetit të shtetit në bashkëpunim me fondet e BE dhe çdo i ri që do të përfundojë një program të formimit profesional, për një hark kohor deri në 6 muaj, do t’i ofrohet një vend pune dhe ky vend pune do të paguhet për 3 muajt e parë me 80% të pagës minimale me një pagë të reduktuar dhe për 3 muajt e dytë, do të zgjasë 6 muaj, do të paguhet me 100% të pagës minimale”, tha Ibrahimaj.

Ministrja shpjegoi se do të ketë rimbursim transporti për të gjithë ata të rinj që vendin e punës ose kursin e formimit profesional do e kanë më larg se 2 km nga shtëpia. Vlera e rimbursimit të transportit do të jetë 1600 lekë. Ndërkohë, për bizneset private që do të punësojnë këto të rinj që marrin pjesë në këtë program, do t’u paguhet 20% e orës së punonjësit që merret me trajnimin e të rinjve.

"Të gjitha bizneset që do të punësojnë një të ri të moshës 15-29 vjeç që janë pjesë e këtij programi, do të paguhet 20% e kohës e personit që do të merret me trajnimin e të rinjve dhe të rinjve do t’u paguhet edhe transporti, deri në masën 1600 lekë nëse banojnë më shumë se 2 km larg nga vendi i punës apo vendi i formimit profesional. Kjo është një politikë e cila shkon e gjitha në linjë me politikën që qeveria shqiptare po ndërmerr për të përmirësuar kushtet e tregut të punës, për të pasur një ofertë pune me cilësore, për të rritur pagat e të punësuarve, pra, për të rritur standardin e ofertës së punës në të gjithë vendin”, theksoi ajo.

Ministrja tha se kjo është një politikë që po merret për të përmirësuar kushtet e tregut të punës, për të pasur një ofertë pune me cilësore.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nuk bën: 27/04/2023 10:45

    Kush e ka përgjegjësi për t'a shkarkuar këtë? Ose më saktë, kush e morri në punë këtë?

    Përgjigju
  • Tigri: 27/04/2023 10:19

    Kursi është falas për biznesin, se marrin puntorë pa pagesë dhe pastaj i kalojnë me pagesë mbijetesës. Ajde kurs ajde.

    Përgjigju
    • Tigri: 27/04/2023 10:39

      Dhe kjo sevilja del e thotë që të rinjtë nuk do paguajnë asnjë qindarkë për të punuar tek biznesmeni i tyre. Hajde llogjikë hajde.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!