Ibrahimoviç vazhdon të shkëlqejë në cdo kompeticion dhe në cdo kampionat që shkon duke mos u ndalur nga asgjë që i del përpara.

E njëjta gjë po ndodhe edhe në kampionatin francez, Ligue 1. Suedezi ishte protagonist në fitoren e ekipit të PSG përballë Rennes në transfertë me rezultatin 0-2.

Golin e parë për ekipin e Carlo Ancelotit e shënoi Verrati në minutën e 57’ ndërsa në minutën e fundit të ndeshjes është Ibrahimoviç që dyfishon shifrat dhe dërgon PSG të qetë në ndeshjen tjetër.

Vlen të theksohet edhe paraqitja e Bekamit, që është larg moshës reale. PSG udhëheq me meritë këtë edicion kampionatin francez.