Tifozi i parë i Suedisë, Zlatan Ibrahimoviç, është i bindur se kombëtarja e tij mund të synojë fitoren e Kupës së Botës në Rusi. Ai e tha këtë pas sesionit të fundit të stërvitjes në Kaliforni, me Los Angeles Galaxy, duke shpjeguar se në këtë pikë të turneut mund të përparojnë ekipet që “dinë të menaxhojnë emocionet e tyre, gjë për të cilën Suedia spikat”.
“Unë me të vërtetë mendoj se Suedia mund të bëhet kampione bote, siç thashë para fillimit të turneut. Ajo mundi Meksikën, e cila ishte e fortë, pastaj Zvicrën, me një kombëtare të mirë. Dhe mos harroni ekziston një vend i tërë, që e mbështet atë. Suedezët janë krenarë për ekipin kombëtar dhe do të vazhdojnë të jenë, pavarësisht se sa larg shkojnë”, nënvizoi sulmuesi.
Sot, Suedia, e cila me Ibrahimovic në fushë nuk kishte arritur kurrë në çerekfinale të Kupës së Botës, do të përballet me Anglinë për një vend në gjysmëfinale.
Ky qe medonte se pa ate suedia skishte kuptim..
Përgjigju