MEKSIKË, Monterrey - Suedia e ka nisur me këmbë të mbarë aventurën në Botërorin 2026 duke mposhtur bindshëm 5-1 Tunizinë në ndeshjen e Grupit F. Mëngjesin e kësaj të hëne me orën shqiptare, ekipi i Graham Potter dominoi sfidën dhe me tri pikë merr kreun e klasifikimit.
Nordikët kaluan në epërsi pas vetëm shtatë minutave lojë. Duhej një gol i Yasin Ayarit, tunizianit që mbron ngjyrat e Suedisë për të zhbllokuar sfidën, me mesfushorin që nuk festoi. Në minutën e 30-të Alexander Isak shënoi golin e qetësisë për Suedinë, por në fundin e pjesës së parë Tunizia shkurtoi me Rekik për rezultatin 2-1.
Fraksioni i dytë i lojës solli tre gola të tjerë për Suedinë. Gyokeres, Svenberg dhe sërish Ayari i dhanë fitoren 5-1 evropianëve.
Pas ndeshjeve të para në Grupin F, është Suedia që kryeson me tre pikë, duke lënë pas Japoninë dhe Holandën me nga 1 pikë. Tunizia me zero pikë mban vendin e fundit.
Më 20 qershor do të luhet Holandë - Suedi, ndërsa më 21 qershor Tunizi - Japoni.
Deri në këto momente, në 12 ndeshjet e zhvilluara deri tani në të gjitha grupet, janë shënuar në total 38 gola.
Renditja në Grupin F:
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.
Komente







