Zllatan Ibrahimovic është një kampion i madh, i cili e tregon sa vlen në cdo ekip që militon.

Ashtu sikur me ekipet e mëparshme edhe me PSG, Ibra po tregon një formë të jashtëzakonshme në fushë.

Në edicionin e parë në Ligën e 1 franceze, suedezi po tregon një formë shumë të mirë.

Në një të tillë e tregoi edhe ndeshjen përballë ekipit të Valenciennes ku realizoi një tripletë në harkun e pak minutave.

Ibrahimovic shënoi në minutat e 28', 49' dhe 54' duke bindur me formën e tij. Ndërsa PSG fitoi 0-4, ku golin e fundit e realizoi Laveci.

(d.b/shiptarja.com)