Ibrahimovic ofendon Allegrin:
Çfarë k... trajneri je ti?

Ibrahimovic ofendon Allegrin: <br />Çfarë k... trajneri je ti?
Një raportim i agjencisë italianeAnsa tregon mbi marrdhënien e keqe të sulmuesit kryesor të milanit, Zlatan Ibrahimovic, me trajnerin Allegri. Në një përplasje të fundit mes tyre, sulmuesi me origjinë boshnjake i tha teknikut "Çfarë k... trajneri je ti".

Por skuadra e Milanit ka shpejtuar të përgënjeshtrojë incidentin, duke kërkuar që të qetësojë situatën. Galliani po mendon të bëjë suedezin kapiten dhe këtë propozim ia ka bërë futbollistit shtatlartë për të ulur gjakrat në skuadër.

Adriano Galliani bisedoi me Zlatan Ibrahimovic në darkën pas fundit të kampionatit për të evituar që suedezit ti vinin idetë për largim edhe më shumë. Shënuesi më i mirë në serie A, mban fanelën e Milanit prej vetëm dy sezonesh por për të interesohen shumë skuadra që nga Reali e deri te Manchester City.

Propozimi i fundit trazon ujërat. Në moshën 30 vjeçare, hipoteza për të hyrë në historinë e Milanit si kapiten, po nis ti pëlqejë Zlatan Ibrahimovic.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Ardit Rada: Mandati i Berishës s’i duhet as vetë atij, e jo më Ramës

Ardit Rada: Mandati i Berishës s’i duhet as vetë atij, e jo më Ramës