Zlatan Ibrahimovic ka bërë dje prezantimin te ekipi i PSG, sulmuesi është pritur mjaft mirë në Francë. Suedezi ashtu sikur edhe ka bërë të njëjtën deklaratë sikur në prezantimin e tij të parë te Ajaksi: “Është një kënaqësi e vecantë, realizova një ëndërr” . Me ardhjen e Ibrës, trajneri Anceloti ka mbetur tejet i kënaqur me përforëcimin. Ibra-Tiago Silva janë dy nga futbollsitët më të mirë në pozicionet e tyre. Ibrahimovic do të përfitojë, jo pak, por, 14 milionë euro në edicion për tre vite radhazi me PSG. Klubi francez ka objektiva për të arritur sa më larg në ligën e kampioaneve. Me përforcimet që ka realizuar gjatë merkatos së verës, pa dyshim që, të gjithë duhet të kenë frikë furinë franceze, e cila është e etur për trofe.
/Shqiptarja.com











